Health & Beauty

Ju njohim me parfumet më të pëlqyer në botë!

A jeni kuriozë të dini se cilat marka kanë shkëlqyer më shumë me krijimet e tyre gjatë vitit 2022? 3 parfumet më të pëlqyer në botë për momentin janë Bacarrat Rouge, që doli në treg në vitin 2015, nga Maison Francis Kurkdjian Paris. Ky parfum kishte mbi 5 milionë kërkime në Google së bashku me 100 milionë klikime në TikTok dhe më shumë 200,000 postime në Instagram për parfumin.

Parfumi tjetër është Dior Sauvage, i dyti në listë. Hulumtimi i kryer nga Heydiscount thekson se parfumi ishte më i klikuar si në TikTok ashtu edhe në Google, por mbeti prapa në Instagram. Megjithatë, ajo njihet si një nga aromat më tërheqëse në treg për meshkujt.

Ndërkaq, Chanel No.5 është ende në top list pas gjithë këtyre viteve. Aroma ka mbledhur deri në 30 milion klikime në TikTok dhe 2.6 milion kërkime në Google këtë vit. Aroma ishte e dashur nga ikona Marilyn Monroe dhe ende njihet si një e preferuar klasike midis Celine Dion, Nicole Kidman, Victoria Beckham dhe të famshëm të tjerë.