Botë e Çuditshme Lifestyle Travel

Ju njohim me plazhin më të bukur në Evropë për vitin 2023, e çuditshme por njerëzit aty nuk kënaqen aspak!

Plazhi më i bukur në Evropë ndodhet në Islandë. Si pjesë e çmimeve vjetore ‘Traveller’s Choice’, Tripadvisor publikoi një listë të plazheve më të bukura në botë për vitin 2023. Plazhi Reynisfjara në Vik të Islandës është shpallur më i bukuri në Evropë, por ky nuk është një plazh ku do të kënaqeni duke bërë banjo dielli dhe not.

Ky atraksion turistik është i njohur për rërën e zezë, e cila është krijuar nga derdhja e llavës në oqean dhe është e rrethuar nga shkëmbinj të lartë dhe rrymat e forta detare shkaktojnë valë deri në 40 metra të larta.

Shumë turistë në këtë plazh kanë humbur jetën duke u përpjekur të bëjnë foton perfekte. Plazhi pushtohet nga valë të forta të Atlantikut të Veriut që vijnë në intervale të paparashikueshme dhe turistët që i afrohen shumë ujit rrezikojnë të hidhen në shkëmbinj nga dallgët. Ndërsa, vendin e parë në listën e plazheve më të bukura në botë për vitin 2023 e ka zënë plazhi brazilian Baia de Sancho, i cili është i stolisur me rërë të bardhë të përsosur.

Ndër më të bukurit janë Eagle Beach në Aruba, Cable Beach në Australi, Grace Bay Beach në ishujt Turks dhe Caicos, Praia da Falesia në Portugali, Plazhi Radhanagar në Indi, Spiaggia dei Conigli në ishullin italian të Lampedusa, Plazhi Varadero në Kubë dhe Ka’ Beach në Havai. Rikujtojmë, se në një artikull për gazetën e njohur britanike “The Times”, Shqipëria përshkruhet si një vend i jashtëzakonshëm turistik. Kështu shkruan Paul Bloomfield, i cili vendin tonë e ka eksploruar gjatë një turi me biçikletë. Përvojën e kaluar në shumë zona të vendit, e cilëson “të jashtëzakonshme”.