Lifestyle

Ju njohim me qytetet botërore me më shumë milionerë!

Së fundmi, në një raport të ri që përshkruan qytetet botërore me më shumë milionerë, SHBA mban gjysmën e 10 vendeve të para. New York-u qëndron në krye të listës, me 345,600 individë me vlerë të lartë neto, Tokio me 304,900 individ me vlerë të lartë neto dhe Bay Area me 276,400 individ me vlerë të lartë neto dolën në vendin e dytë dhe të tretë. Pesëshja e parë u përmbyll nga Londra me 272,400 individ me vlerë të lartë neto dhe Singapori me 249,800 individ me vlerë të lartë neto.

7 nga 10 qytetet kryesore panë në fakt një humbje të banorëve me vlerë të lartë neto në gjysmën e parë të vitit 2022. Në krye, New Yorku pa një rënie prej 12% në popullsinë e tij të individëve me vlerë të lartë neto, ndërsa Tokyo pa 8% rënie. Bay Area, një nga metropolet e pakta që ka parë rritje këtë vit, përjetoi një rritje prej 4%. Të vetmet dy qytete të tjera në ‘top 10’ që panë lëvizje pozitive ishin Singapori, një rritje prej 1% dhe Huston i cili qëndron në vendin e tetë në renditje dhe pa një rritje prej 6%.

Ndërkaq, njihuni me listën e plotë të 20 qyteteve më të mira për milionerët:

1.New York
2.Tokyo
3.San Francisco Bay Area
4.Londra
5.Singapori
6.Los Angeles dhe Malibu
7.Chicago
8.Huston
9.Pekini
10.Shangai
11.Sydney
12.Hong Kong
13.Frankfurt
14.Toronto
15.Zurich
16.Seoul
17.Melbourne
18.Dallas and Fort Worth
19.Gjeneva
20.Paris

Rikujtojmë, se kompania globale e lëvizshmërisë ‘ECA International’ ka publikuar së fundmi listën vjetore të qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar dhe sërish Hong Kongu kryeson në vendin e parë. Kompania e përpilon listën bazuar në disa faktorë, duke përfshirë çmimin mesatar të produkteve shtëpiake si qumështi dhe vaji i gatimit, qiraja, shërbimet komunale, tranziti publik dhe fuqia e monedhës vendase.

Ky është viti i tretë me radhë që Hong Kongu renditet si qyteti më i shtrenjtë në botë. Ndërkaq, Beogradi në Serbi dhe Tirana në Shqipëri janë dy kryeqytetet më të shtrenjtë në rajon, sipas indeksit të mesvitit të Numbeos, databazës më të madhe të kostove të jetesës. Beogradi ka një indeks prej 38.8% dhe Tirana 38.37%. Ky indeks mat koston e jetesës në raport me qytetin e Nju Jorkut, që e ka këtë tregues 100%.