Auto & Moto Tech

Ju njohim me shqiptaren që Apple ka punësuar për projektin e rradhës!

Korporata amerikane Apple Inc. ka rekrutuar një drejtuese shqiptare nga Ulqini që prej kohësh ka drejtuar kompaninë Ford Motor Co. në Shtetet e Bashkuara për të drejtuar përpjekjet në realizimin e makinës elektrike të kompanisë Apple.

Gjiganti i teknologjisë punësoi Desi Ujkashevic (Dezi Ujkashin) për projektin e makinës. Ujkashevic kishte punuar për Ford që nga viti 1991 dhe së fundmi ka shërbyer si drejtoreshë për sigurinë e mjeteve. Drejtoresha me origjinë shqiptare ka punuar në modelet e Ford’s Escape, Explorer, Fiesta dhe Focus, si dhe Lincoln MKC dhe Aviator.

Ajo gjithashtu ndihmoi në zhvillimin e automjeteve të reja elektrike për prodhuesin e automjeteve me bazë në Dearborn, Michigan. Ujkashevic ka përvojë në trajtimin e çështjeve rregullatore, diçka për të cilën Apple ka nevojë në realizimin e projektit të saj të ardhshëm, makinës elektrike Apple.

Rikujtojmë, se Volkswagen ID. Buzz është shpallur makina elektrike e vitit nga ‘Top Gear Electric Awards 2022’. Anëtarët e jurisë kanë lavdëruar dizajnin e ID. Buzz që është inspiruar nga Volkswagen T1. Karakteristikat dhe materialet e përdorura për prodhim, janë theksuar si ndër faktorët kryesor në përzgjedhje. Redaktorët e ‘Top Gear’ ishin të impresionuar me hapësirën brenda ID. Buzz, në veçanti me hapësirën në bagazh që është dy herë më i madh se çfarëdo makine SUV.