Botë e Çuditshme Celebrities

Ju njohim me ‘sozinë’ e Princeshës Diana!

Princesha Diana ishte dhe vazhdon të jetë ndër fytyrat më të famshme në kulturën e Mbretërisë së Bashkuar dhe stili i saj i njohur, përfshirë këtu modelin e flokëve të shkurta bjonde, njihet menjëherë nga miliona njerëz. Ajo që ndoshta nuk mund ta dinit, është që në fakt, princesha e ndjerë e Uellsit paska dhe një sozi.

Një grua nga Bournemouth e ka gjetur veten në një situatë ku është ndalur nga njerëzit të cilët mendonin se ajo mund të jetë vajza e saj… dhe arsyeja? Vetëm sepse ajo ndryshoi modelin e flokëve. Sophie Eales, 24-vjeçare, vendosi të ndryshojë paraqitjen e saj në muajin prill të vitit 2021, kur preu pjesën më të madhe të flokëve.

Por puna spontane e parukieres e bëri atë pa dashje të duket si kopje e stilit të Lady Diana-s, duke i lënë njerëzit të shokuar nga ngjashmëritë mes tyre. Eales ka deklaruar në lidhje me këtë se:

Njerëzit thonë: “Ju dukeni si Princesha Diana, a jeni vajza e saj?” Unë them gjithmonë jo, e di kush është nëna ime! Por është një kompliment i bukur. Nuk mendoj se i ngjaj asaj. Doja vetëm një pamje të re. Është sikur nuk mund të lëviz për shkak të vëmendjes. Jam zgjuar dhe e gjithë jeta ime ka ndryshuar plotësisht.

Sophie tha se përvoja e saj e parë e ‘njohurit’ ndodhi në një supermarket, ndërsa ajo ishte duke bërë pazare.

Unë po shkoja në dyqane për qumësht dhe thjesht po rrija në radhë. Kur pagova, ishin disa njerëz pas meje. Ata ishin të shokuar, pasi dukesha shumë si Princesha Diana. Ata thanë: “A jua ka thënë dikush ndonjëherë?”. Unë mbeta pa fjalë.

Rikujtojmë se, Princesha Diana do të ishte shumë e lumtur që djali i saj Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle janë të lumtur së bashku, sipas shoqes së saj Sarah Ferguson. Dukesha e Jorkut diskutoi për marrëdhënien e saj me “Princeshën e Popullit” gjatë një interviste në emisionin italian, “Porta a Porta”, të martën. Si një mike e ngushtë e mamasë së Harry, Dukesha tha se asaj i pëlqente të shihte princin e ri të lumtur.