Botë e Çuditshme Travel

Ju njohim me të riun që dëshiron të udhëtojë në të gjithë botën duke kalëruar!

Një menaxher restoranti la punën e tij të rehatshme dhe shpenzoi çdo kursim të jetës së tij, për të udhëtuar nga Siberia në Londër, rreth 15 mijë kilometra, me një tufë kuajsh të egër. Nikita Gretsi, 23 vjeç dha dorëheqjen nga restoranti ‘Bill’s’ në Hertfordshire në vitin 2019 dhe nisi një udhëtim që nuk do ta harronte kurrë në jetën e tij.

Edhe pse asgjë nuk ka qenë e lehtë, pasi Nikita është përballur me disa rreziqe të mëdha, si rënia nga shkëmbi, takimi me arinj dhe lufta me temperaturat e akullta, deri në -60 gradë celsius, i riu rrëfen se nuk është penduar aspak dhe se nëse do t’i jepej mundësia do ta ripërsëriste edhe njëherë. 23-vjeçari ka pranuar se dëshiron që të udhëtojë të gjithë botën duke kalëruar.

Nikita filloi udhëtimin e tij në tetor dhe aktualisht është kthyer në shtëpi në Angli duke rinovuar vizën e tij, ndërsa kuajt e tij po marrin vaksinat që janë të detyruar të kenë për të udhëtuar midis rajoneve të ndryshme të Rusisë. Ai tani ka përfunduar 652 milje në katër javë dhe do të kthehet në Siberi në dhjetor.

Megjithatë, ai ka të drejtë vetëm për një vizë të kufizuar dhe duhet të ndërpresë udhëtimin e tij për ta rinovuar atë çdo tre muaj, që do të thotë se ai ndoshta nuk do të përfundojë udhëtimin e plotë deri në pranverën e 2023.

Pavarësisht rënies nga një shkëmb, përballë temperaturave -60°C mjaft të ftohta Nikita thotë se ka përjetuar momente gëzimi. Ai tha:

Shpresoj se udhëtimi im do t’u tregojë njerëzve se është plotësisht e mundur që njerëzit e zakonshëm të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.

Nikita u nis nga Magadan më 2 tetor, një qytet port i njohur si porta për në rajonin Kolyma të Lindjes së Largët të Rusisë, i kufizuar në veri nga Deti Siberian Lindor dhe Oqeani Arktik dhe nga Deti Okhotsk në jug. Ai tha:

Më pëlqen të udhëtoj dhe doja të shihja botën. Nëse shkoni me aeroplan, gjithçka që po bëni është të shkoni nga pika A në pikën B, por të humbisni gjithçka në mes. Doja të gjeja një mënyrë për të udhëtuar dhe të përqendrohesha në pjesën në mes. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë ishte të udhëtoje ngadalë dhe nuk ka vërtet mënyrë më të mirë se me kalë edhe pse nuk kisha hipur kurrë në kalë më parë. Unë gjithashtu doja të testoja veten. Kur bëni gjëra ekstreme dhe e vendosni veten në situata në të cilat nuk keni qenë kurrë më parë, kupton se çfarë lloj personi jeni.