Bota Botë e Çuditshme

Ju njohim me tetënjakët e parë në botë të cilët festuan 14-vjetorin e lindjes!

Tetënjakët e parë në botë të cilët fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë, kanë festuar së fundmi 14 vjetorin e lindjes. Nadya Suleman, 47-vjeçe, është fotografuar pranë 8 fëmijëve të saj Nariyah, Isaiah, Maliyah, Jeremiah, Noah, Josiah, Jonah dhe Makai, teksa shkuan në pistën K1 Speed të garave me makina në Orange County, Kaliforni.

Mjeku i Natalie, Dr.Kamrava, implantoi 12 embrione në mitrën e saj, i cili më vonë e humbi licencën e tij. Kryesisht janë transplantuar 2-3 embrione. Në vitin 2001, Suleman lindi djalin e saj të parë. Vetëm një vit më pas, ajo lindi vajzën e saj të parë, ndërsa pati edhe tre shtatzëni të tjera, në një prej të cilave lindi binjakë. Ajo ishte e divorcuar dhe kishte 4 djem dhe 2 vajza në kohën kur lindi tetënjakët, të gjithë me farëzim artificial.