Food & Drink Health & Beauty

Ju njohim me ushqimet më të mira dhe më të këqija të orëve të vona të natës!

Ka një numër arsyesh që njerëzit hanë pas darkës, qoftë për shkak të mërzisë, stresit, dëshirës ose urisë fizike. Por, ka gjithashtu shumë konfuzion nëse duhet të hamë pas darkës. Por, nëse e kemi të pamundur ta shmangim urinë apo nepsin në orët e vona, cilat janë ushqimet më të mira për t’u konsumuar vonë?

Mund të keni dëgjuar se ngrënia pas orës 20:00 nuk ju bën mirë, edhe pse ka edhe nga ata që thonë se nuk ka të bëjë me orën, por me atë që hani. Sipas studimeve, të rëndësishme janë të dyja. Koha, cilësia dhe sasia e ushqimit, të gjitha ndikojnë nëse konsumimi pas darkës ka efekte pozitive ose negative në shëndet.

Megjithatë, duhet të dini se nuk është gabim të hani pas darkës, por zgjidhni ushqime me fibra, proteina dhe yndyrna të shëndetshme, në vend të ushqimeve me sheqer dhe yndyrë.

Më poshtë janë pesë nga ushqimet më të mira dhe më të këqija për t’i konsumuar natën vonë.

5 ushqimet më të mira për t’u konsumuar natën vonë:

1.Djathë

2.Arra dhe fruta të tjera të thata

3.Kos grek me fruta

4.Kokoshka

5.Bukë e thekur me gjalpë kikiriku

5 ushqimet më të këqija për t’u konsumuar natën vonë:

1.Picat

2.Drithërat me sheqer

3.Patatinat

4.Ëmbëlsirat

5.Ushqimet pikante

Ndërkaq ju rikujtojmë se frutat janë një nga përbërësit më të mirë për t’u konsumuar. Përveç që janë të shijshme dhe të ëmbla, ato janë gjithashtu të mbushura me një gamë të gjerë të lëndëve ushqyese që janë thelbësore për shëndetin tonë në përgjithësi.

Meqenëse fruti punon si një shtresë mbrojtëse për farën, konsumimi i farës ka disa përfitime edhe për shëndetin tonë. Njihuni me listën e farërave që duhet të përfshini në rutinën tuaj të të ngrënit për të qenë në shëndet të mirë fizik dhe mendor.