Food & Drink

Ju njohim me vendin që ka fituar çmimin për verën më të mirë në botë!

Një verë argjentinase është zgjedhur si më e mira në botë për të tretin vit radhazi. Renditja e “WORLD’S BEST VINEYARDS” zgjodhi këtë verë, pasi vlerësoi pikëpamjen e pothuajse 600 ekspertëve ndërkombëtarë. Kantina Zuccardi Valle de Uco, e vendosur në provincën e Mendoza doli në krye të listës së vitit 2021.

Lista vlerëson objektet e kantinave të verës në botë dhe cilësinë e produkteve të tyre, për të zgjedhur 100 destinacionet kryesore të verës në botë. Miguel Zuccardi, një nga menaxherët e vreshtës u shpreh se:

Jemi shumë të lumtur për këtë. Është mirënjohje për ne dhe gjithashtu për rajonin, pasi është një juri e madhe ndërkombëtare që përzgjidhet me rotacion nga viti në vit. Kjo na lejon të vazhdojmë ta vendosim verën tonë në krye të botës.

Ndërkaq, ju prezantojmë 10 kantinat e verës që kryesojnë renditjen globale të publikuar këtë javë:

1. Zuccardi Valle de Uco (Argjentina)

2. Marqués de Riscal (Spanja)

3. Chateau Margaux (Franca)

4. Bodega Garzón (Uruguaj)

5. Montes (Kili)

6. Antinori nel Chianti Classico (Itali)

7. Catena Zapata (Argjentina)

8. Viña VIK (Kili)

9. González Byass-Bodegas Tío Pepe (Spanja)

10. Creation (Afrika Jugore)

Së fundmi, Univesiteti i Albertës në Kanada ka kryer një studim ku duhet ta themi se rezultati është shokues dhe shumë i çuditshëm. Sipas tyre, konsumimi i një gote vere, ose dhe dy, para se të flini në darkë, mund të ndihmojë metabolizmin dhe ju humbni në peshë, madje është ekuivalente me një orë palestër.