Lifestyle

Ju nuk e dini, por miqësia ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj!

Miqësia është diçka shumë e shtrenjtë, e vyer, dhe që nuk duhet zhvlerësuar në asnjë çast. Megjithatë, ndonjëherë i marrim të mirëqëna disa gjëra dhe njerëz, duke mos u treguar kështu rëndësinë e veçantë që ata kanë për ne. Pas këtyre arsyeve të mëposhtme, ju me siguri do t’i trajtoni ndryshe miqtë e zemrës.

1.       Miqtë ndikojnë në shëndetin tuaj mendor

Psikologët thonë se marrëdhëniet e shëndetshme ndikojnë në shëndetin mendor. Të keni miqësi të vërteta ul riskun e problemeve shëndetësore të tilla si diabeti, ataku kardiak dhe trompoza. Gjithashtu, të keni miq të mirë ul ndjesinë e vetmisë, duke rritur kështu edhe jetëgjatësinë, thuhet në studime.

2.       Miqtë inkurajojnë sjellje të shëndetshme

Kjo lidhet me faktin që miqtë ju ndihmojnë të ndryshoni stilin e jetesës, ndryshime këto për të cilat ju keni nevojë, por nuk e kuptoni, ose nuk merrni guximin t’i bëni. Ata ju ndihmojnë të shihni gjërat më mirë, atëherë kur ju nuk jeni duke e bërë. Nga një vend pune që nuk ia vlen, e deri te i dashuri që duhet lënë, janë miqtë ata që do t’ju bëjnë t’i shihni më qartë gjërat!

3.       Miqtë ju japin suport emocional

Nëse jeni duke kaluar një vështirësi në jetë, të keni një mik me siguri do jua lehtësojë.  Një studim mbi njerëzit që vuajnë nga depresioni, ka treguar se ata që kanë miq kanë dyfish mundësi të shërohen në krahasi me ata që nuk kanë.