Botë e Çuditshme

Ju prezantojmë me adoleshentin më të shkurtër në botë!

Dor Bahadur Khapangi nga Nepali është shpallur zyrtarisht si adoleshenti më i shkurtër në botë. Khapangi, i lindur më 14 nëntor 2004, tani është 17 vjeç. Matja e tij u bë më 23 mars 2022 dhe Khapangi ishte i gjatë 73.43 cm.

Si pasojë, ai mori certifikatën e rekordeve botërore Guinness. Vëllai i madh i Khapangi, Nara Bahadur Khapangi tha se:

Jam i lumtur që vëllai im ka marrë një certifikatë të rekordeve botërore Guinness.

Djali më i vogël i dy fermerëve nepalezë aktualisht po studion në shkollën e fshatit të tij. Vëllai i tij i tha ‘GWR’ se Dor Bahadur ishte normal në kohën e lindjes së tij, por ai nuk mundi të rritej më nga mosha shtatë vjeç. Më parë, titullin për adoleshentin më të shkurtër mashkull e mbante Khagendra Thapa Magar. Ai ishte i gjatë 65.58 cm, por ndërroi jetë më 2020 kur mbushi 27 vjeç.

Ndërkaq, një familje në Minnesota është konfirmuar zyrtarisht si më e gjata në botë duke hyrë në librin e rekordeve ‘Guinness’. Familja Trapp, e përbërë nga babai Scott, nëna Krisy dhe fëmijët Savana, Molly kanë një gjatësi mesatare prej 2 metrash e 3 centimetra.