Auto & Moto Botë e Çuditshme Design

Ju prezantojmë me makinën e parë në botë prej druri e cila së shpejti do të dalë në ankand!

Një Citroën 2CV prej druri, që vlerësohet të jetë me vlerë midis 150,000 dhe 200,000 euro, do të dalë në ankand më 4 qershor në Francë. Këtë ka njoftuar shtëpia e ankandeve Aymeric dhe Philippe Rouillac. “Është e vetmja makinë prej druri në botë në gjendje perfekte. Është një shitje e madhe. Është një makinë unike dhe një vepër arti”,-tha Emerick Rouillac për AFP.

Kjo makinë daton në vitin 1955 dhe u ndërtua tërësisht nga druri i pemëve frutore nga marangozi francez Michel Robilliard. “La Belle Lochoise” është bërë nga druri i arrave, dardhave, mollës dhe qershisë. Robiard, i cili kryesisht ndërtoi modele druri për Ferrarin, filloi të ndërtonte 2CV-në e tij në 2011. Pensionisti tha se:

Kam kaluar pesë vite të jetës sime atje, 5000 orë punë, pasion, ditë dhe ndonjëherë natë.