Celebrities Fashion Showbiz

Ju prezantojmë me modelin e parë mashkull të “Victoria’s Secret”!

Së fundmi, Victoria’s Secret ka përzgjedhur yllin e “Never Have I Ever”, Darren Barnet, si ambasadorin e parë mashkull të markës së saj. Barnet, i cili luan si Paxton Hall-Yoshida në serialin e njohur të Netflix, shfaqet në fushatën e fundit për markën VS’ Pink, me stile sportive nga koleksioni i ri “Gender Free”.

CEO i VS’Pink, Amy Hauk në një deklaratë për shtyp tha se:

Ne jemi shumë të entuziazmuar për të njoftuar këtë partneritet, sepse Darren është një model kaq pozitiv për adoleshentët dhe të rinjtë. Ndërsa fokusohemi në zgjerimin e ofertave tona pa gjini dhe vazhdojmë të evoluojmë si markë, duam të sigurojmë që partnerët tanë jo vetëm të përfaqësojnë diversitetin e klientëve tanë, por edhe të mishërojnë individualitetin dhe vetëbesimin.

Ylli i Netflix bashkohet me ambasadorët e tjerë të Pink, përfshirë Chloe x Halle dhe yllin e mediave sociale, Remi Bader. Victoria’s Secret gjithashtu prezantoi së fundmi superyllin e TikTok, Emira D’Spain si modelen e parë transgjinore me ngjyrë që punon me markën e të brendshmeve.

Barnet do të promovojë lançimet e ardhshme, si dhe do të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme që mbështesin iniciativat kryesore të markës, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Pink për gjithëpërfshirjen, nxitjen e shëndetit mendor pozitiv dhe fuqizimin e të rriturve të rinj.

Vetë Barnet shkroi në Instagram se çfarë do të thotë ky bashkëpunim për të…

Më në fund mund ta ndaj lajmin! Jam i nderuar që bashkohem me @vspink si ambasador i markës! Unë do të ndihmoj në lançimin e stileve të reja në koleksionin e tyre pa gjini, ndërkohë që do të mbështes iniciativat e tyre në fuqizimin e të rriturve të rinj dhe ndërgjegjësimin për shëndetin mendor. Jam shumë i emocionuar të ndaj disa nga këto stile të reja, por jam edhe më mirënjohës që mund të jem pjesë e një kauze të mirë. Do të doja që shëndeti mendor të ishte më i fokusuar kur isha adoleshent dhe shpresa ime është që ne të të dëgjohemi dhe të mbështetemi më shumë. Qëndroni të sintonizuar për përditësimet dhe shikoni koleksionin pa gjini në PINK.com.