Bota Tech Travel

Ju prezantojmë me motorin fluturues të së ardhmes!

Për të apasionuarit pas motorëve dhe filmave fantastiko-shkencor, kemi një lajm të mirë që duket se vjen nga e ardhmja. Së fundmi është shfaqur prototipi i një motoçiklete fluturuese, i cili mund të quhet edhe jetski.

Prototipi, i quajtur ‘P2 Speeder’, është gati për të fluturuar. Ai u prezantua në Samitin e CEO të ‘Draper Venture Network’ në Kaliforni, nën markën e re ‘Mayman Aerospace’ të ‘JetPack Aviation’, e krijuar për të prodhuar mini Speedes me ngritje dhe ulje vertikale për një sërë përdorimesh.

Ky motor fluturues, dimensionet e së cilit janë afërsisht ato të një motoçiklete, renditet i treti në shkallën e kompanisë, në prag të shndërrimit në një avion përfundimtar gati për prodhim. ‘P2 Speeder’ ka një gyp këndor fibër karboni dhe një pozicion ergonomik për pilotin, i ndërtuar për performancë aerodinamike dhe efikasitet të përmirësuar të fluturimit.

Sistemi i karburantit ka gjithsej tetë motorë reaktivë që funksionojnë me karbon standard zero neto ose karburant të qëndrueshëm të aviacionit. Në këtë rast, duke qenë një automjet shumë i pazakontë dhe inovativ, siguria është elementi kryesor që duhet marrë parasysh. Për këtë arsye Speeder është i pajisur me një sistem kompjuterik të patentuar në bord që balancon shpejt fuqinë e motorit në rast problemesh.

Duhet të jetë gjithashtu i lehtë për t’u përdorur, për t’u ngritur në ajër, mjafton të ngjitesh dhe të shtypet një buton. Seancat fillestare të testimit të fluturimit me telekomandë të prototipit aktual pritet të fillojnë në tremujorin e tretë të vitit 2022, ndërsa fluturimet e pilotuara do të kryhen në fund të vitit.

Industria e aviacionit çliron më shumë se 900 milionë ton CO2 (dioksidin e kardonit) çdo vit, rreth 3% e të gjitha emetimeve të karbonit të shkaktuara nga njeriu përmes aktiviteteve të tij. Dhe ndikimi negativ në planet pritet të rritet me rritjen e numrit të pasagjerëve, si rezultat edhe numrit të udhëtimeve.

Një nga rrugët që po eksplorohet për të ulur gazrat serë është krijimi i aeroplanëve elektrikë. Në këtë drejtim, vlerësohet se elektrifikimi i avionëve që do të përdoreshin për udhëtime mund të jetë ende shumë larg, por vitet e fundit ka pasur përparim të rëndësishëm në udhëtimet me distanca të shkurtra.