Botë e Çuditshme Lifestyle

Ju prezantojmë me qytetin ku bie borë më shumë se kudo tjetër në botë!

Qyteti Aomori, në veri të Japonisë, është vendi ku bie më shumë reshje dëbore në botë. Sipas portalit “Lugares de nieve”, në këtë qytet me gati 300 000 banorë bien mesatarisht 8 metra borë në vit, shumica midis janarit dhe shkurtit.

Zona të tjera të Japonisë, veçanërisht ishulli verior i Hokkaido, regjistrojnë sasi reshjesh dëbore edhe më të larta, me deri në 15 metra borë në vit, por jo në qytet. Sasia e borës që bie në këto zona i ka bërë ato që të jenë nga më të përgatiturit për të përballuar efektet e saj. Në fakt, ata arrijnë të ruajnë linjat e tyre hekurudhore falë një sistemi që çon ujë të ngrohtë në shinat e trenit.

Japonia është vendi i dytë me më shumë resorte skish në botë. Në total, arkipelagu japonez ka më shumë se 500 vende për të ushtruar këtë sport. Nuk është për t’u habitur që Japonia ka pritur dy herë Lojërat Olimpike Dimërore.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se ka diçka shumë të veçantë në udhëtimet gjatë vjeshtës. Përveç më pak turistë dhe çmime më të ulëta, muaji tetor sjell festivale të korrjes, festën e Halloween dhe gjethjen më të mirë të vitit. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar të shihni disa gjethe spektakolare të vjeshtës ose të ikni në Karaibet e ngrohta këtë vit, ne në këtë link po ju prezantojmë disa nga vendet më të mira për të udhëtuar në muajin tetor i cili edhe pak ditë “troket” në derë.