Celebrities Design Showbiz

Ju prezantojmë me shtëpinë e re super luksoze të The Weeknd!

Mësohet se The Weeknd së fundmi ka blerë një rezidencë super luksoze dhe të shtrenjtë, të denjë për një artist si ai. Këngëtari i “Can’t Feel My Face”, 31 vjeç, sapo pagoi plot 70 milionë dollarë për një vilë në Bel Air, Los Angeles.

Sipas “Wall Street Journal”, thuhet se aktori dhe manjati holandez, Reinout Oerlemans dhe gruaja e tij, Danielle, ia shitën shtëpinë artistit kanadez. Çifti zbuloi se ata fillimisht nuk donin ta shisnin shtëpinë e tyre të rinovuar, derisa agjentët e pasurive të paluajtshme, Rayni dhe Branden Williams të “Beverly Hills Estates” iu ofruan atyre.

Prona u shit në një marrëveshje kur çifti më në fund e konsideroi shitjen tek The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye. Prona shtrihet në 1.6 hektarë që sheh mbi Klubin e Bel-Air Country. Rezidenca 33,000 metra katrorë përbëhet nga nëntë dhoma gjumi, një fushë sportive, një banjë me sauna, një pishinë të brendshme, një pishinë të jashtme me një ujëvarë, një kinema, një palestër dhe një studio muzikore. Prona ka një frymë mesdhetare.

Rikujtojmë se, së fundmi, mediat e huaja kanë raportuar se këngëtari i njohur kanadez, The Weeknd do të jetë një nga artistët i cili do të nderohet me një çmim në evenimentin e organizuar nga “Black Music Action Coalitio”. Sipas një burimi, këngëtari ka dhuruar miliona dollarë për të ndihmuar të gjitha ata që ishin me vështirësi ekonomike dhe që po kalonin pandeminë e COVID-19 e cila preku të gjithë globin.