Botë e Çuditshme Sport

Ju prezantojmë me zakonin më të çuditshëm që mund të keni parë, një traditë rurale finlandeze!

Mbajtja në kurriz e një gruaje është një sport në të cilin konkurrentët meshkuj vrapojnë kundër njëri-tjetrit, ndërsa secili prej tyre mban në shpinë një garuese. Vrapimet janë shumë të njohura, ndaj janë zhvilluar një numër i madh disiplinash dhe teknikash deri në organizmin e Kampionatit Botëror në vrapimet në mbajtjen e grave.

Kampionati i mbajtjes në kurriz së gruas është një traditë finlandeze, e cila që nga viti 1992 është shndërruar në garë të përvjetshme sportive. Kjo lloj gare i ka rrënjët në fund të viteve 1800-ta, kur gangsteri i quajtur Rosvo-Ronkainen, nga Sonkajärvi i Finlandës, pranonte në bandën e tij vetëm burrat të cilët me sukses vidhnin gra nga fshatrat fqinje.

Sipas rregullave të Komisionit Ndërkombëtar të kësaj gare, gjatësia zyrtare e pistës së shtruar me rërë duhet të jetë 253.5 metra. Ajo duhet të ketë tri pengesa, ku një prej tyre është gropa e mbushur me ujë. Gruaja që mbahet në shpinë mund të jetë gruaja e garuesit, e fqinjit, ose ndonjë vullnetare e rastit dhe në të tri rastet ajo duhet të jetë mbi 17 vjeçe.

Pesha minimale e gruas që do të bartet është 49 kilogramë. Nëse ajo peshon më pak se kjo peshë, atëherë, asaj i ngarkohet në shpinë një çantë që mban peshë shtesë të nevojshme për ta arritur peshën totale të kërkuar. Pajisjet e vetme të lejuara gjatë garës janë rripi i bartësit dhe kokorja e të barturës. Fituesi ndërkaq, është çifti që përfundon garën në kohën më të shkurtër.

Gara e mbajtjes në kurrz së gruas ka dy kategori, atë zyrtare dhe atë të seniorëve për pjesëmarrës të moshës mbi 40 vjeç. Me çmime të veçanta shpërblehen edhe çifti më i këndshëm, kostumi më i mirë, dhe mbajtësi më i fortë. Përveç Finlandës, ky sport është i përhapur edhe në Australi, SHBA, Hong Kong dhe Estoni, ku kjo e fundit me 55.5 sekonda, mban dhe rekordin botëror.