Fashion

Ju prezantojmë udhëzuesin për gjetjen e xhinseve perfekte për trupin tuaj!

Ekziston një paradoks me xhinset tona. Palët tona të vjetra, janë edhe ato më të preferuarat por me ndryshimin e stinëve, trupat dhe rrethanat tona evoluojnë, po kështu edhe dëshira për një gjetur palët perfekte të xhinseve. Nuk ka asgjë më emocionuese se sa të provosh një stil të ri, duke rionovuar kështu edhe pamjen tuaj të përditshme.

Ne duam të vazhdojmë të sigurojmë prodhime veshjesh që tejkalojnë një sezon ose një veshje-shprehet bashkëthemeluesi i Frame Jens Grede.

Për ne, nxitja e klientëve tanë të konsumojnë më pak dhe të investojnë në pjesë me cilësi të lartë që do të dëshirojnë t’i veshin pa pushim, është një mënyrë më e qëndrueshme e modës.

Blerja e xhinseve është një përvojë shumë personale; është më pak e udhëhequr nga trend-i dhe më e rrënjosur në gjetjen e stilit perfekt që i përshtatet formës dhe stilit të jetës tuaj gjatë gjithë vitit.

Gjetja e xhinseve të përshtatshme.

Blerja e xhinseve mund të jetë mjaft sfiduese, por kur bleni në internet, blerësja e xhinsit e “NET-A-PORTER”, Flora Fellowes ndan disa këshilla të dobishme.

Merrni parasysh gjatësinë tuaj krahasuar me modelin dhe kontrolloni se çfarë lloj këpucësh keni veshur. Atëherë pyesni veten nëse keni më shumë të ngjarë të vishni xhinse me taka ose me këpucë të sheshta.

Ndërkaq, Ceo i Re/Done, Sean Barron thotë se:

Përcaktimi i xhinseve me përmasa perfekte varet kryesisht nga preferenca personale e personit që i mban ato. Ne gjithmonë rekomandojmë matjet e belit, për t’a krahasuar me atë të produktit. Në varësi të faktit nëse blerësi dëshiron një përshtatje të lirë , ata mund të zgjedhin madhësinë që u shkon më mirë, bazuar në ato matje. Është gjithashtu e rëndësishme të kontrolloni fabrikimin e xhinseve tuaja. Sigurohuni që të kontrolloni nëse xhinset që po blini mbërthehen me një zinxhir ose butona, pasi mund të keni një preferencë për rehati. Në fund, merrni parasysh rrobaqepësinë e xhinseve tuaja. 

Ndërtoni xhinsin tuaj perfekt.

Xhinsi është bërë një element i stilit gjatë gjithë vitit, me prerje të ndryshme që funksionojnë mirë për çdo sezon. Jini taktik dhe kuroni një gardërobë të gjithanshme xhinsi që të ketë jetëgjatësi. Fellowes shpjegon:

Pjesët tuaja të xhinsit gjithmonë duhet të përshtaten me formën tuaj të trupit dhe të jenë trans-sezonale dhe të lehta për t’u veshur.

Sean Barron pajtohet duke thënë se:

Gjithmonë do të ketë një rast që kërkon një palë xhinse ikonike të zeza. Trend-et ‘skadojnë’, por këto stile i kanë rezistuar kohës. Merrni parasysh gjithashtu kombinimimn e xhinsit, si me një këmishë pune prej xhinsi ose një kominoshe të thjeshtë.

Bashkëthemeluesja e “Slvrlake”, Louise Edgley tha se:

Shikoni tek artikujt në veshjet tuaja që i doni më shumë dhe mbështetuni në silueta xhins që bashkohen mirë me veshjet tuaja ekzistuese. Dhe gjithmonë zgjidhni pëlhura cilësore.

Xhinsi i duhur klasik.

Ky lloj xhinsi mendohet si i guximshëm dhe i fortë. Xhinsi ‘Le Jane’ është shembulli i përsosur. “Jane Le Jane’ -ja është e lehtë për t’u veshur dhe funksionon për të gjitha llojet e trupit. Bashkëthemeluesi i Frame, Erik Tortensson thotë se:

Ky stil ka një përshtatje ultra të relaksuar në kofshë dhe nëpër këmbë, duke i dhënë asaj një pamje nostalgjike, elegante. Prerja ‘London’ e firmës së Slvrlake është një shembull tjetër i shkëlqyeshëm.

Ndërkaq, Louise Edgley tha se:

Doja të krijoja një palë xhinse të gjithanshme, të rehatshme. Unë gjithashtu doja një palë xhinse që të ndihen të përjetshme, të cilësisë së mirë.

Xhins pune për të punuar nga shtëpia.

Për shumë njerëz, puna nga shtëpia është e barabartë me punën në zyrë. Pra, kur bëhet fjalë për përsosjen e pamjes tuaj, komoditeti duhet të jetë një përparësi. Teknologjitë e reja dhe evolucioni i prodhimit të xhinsit ka prodhuar një ‘shtrirje komode’, e cila me zgjuarsi ka pamjen e xhinsit të cilësisë së mirë.

Sean Barron vazhdon duke thënë se:

Gjatë këtyre kohërave, kur njerëzit janë në shtëpi më shumë, ata natyrshëm kanë filluar të kërkojnë xhinse më të lehta, por prapë duan që ata të duken bukur. Stilet e reja janë ajo që ju duhet.

Markat më të mira tani për tani.

Valentino së fundmi u bashkua me legjendat e xhinsit Levi’s për të krijuar një koleksion që premton të bëhet koleksione sartorial; etiketa Levi është personalizuar madje edhe nga shtëpia italiane. Ndërkohë, Cate Holstein e Khaite ka zgjeruar pamjen e saj unike Manhattan në xhinse shumë të dëshirueshme, të drejta, që bashkohen në mënyrë të përsosur me trupat tuaj. Loewe, The Row, Balenciaga dhe Gucci të gjithë kanë përfshirë xhinsin që ju duhet në ofertat e tyre!

Trend-et e vërteta-blu.

Si gjithnjë, mbizotërojnë linjat e pastra dhe bluja e vërtetë klasike. Prerja është bashkëkohore dhe e rehatshme në të njëjtën masë. Xhinse të larta, të ngushta të Totême, kombinohen perfekt me atlete ose çizme.

Si të kujdeseni për xhinset blu të errëta?

Kur zgjatet jetëgjatësia e xhinseve tuaja ju ndiheni shumë mirë me veten tuaj që jeni kujdesur për to në mënyrën e duhur. Ndërsa disa preferojnë ndërhyrjen minimale, madje edhe vendosjen e xhinseve në frigorifer për të vrarë bakteret, çfarë thonë ekspertët?

Fellowes thotë se:

Xhinset klasike nuk kanë nevojë për larje çdo javë. Unë i lajë në një ambient të ftohtë megjithëse disa njerëz preferojnë t’i lajnë me duar. Tharja e xhinseve duhet të zhdukë rrudhat dhe të parandalojë nevojën për hekurosje.

Qëndrueshmëria.

Konsumatorët po bëhen më të vetëdijshëm për qëndrueshmërinë dhe standardet etike të markave të modës. Ne gjithmonë jemi duke u përpjekur të rrisim cilësinë e markave xhins. NET SUSTAIN: Citizens of Humanity, Agolde, E.L.V. Xhins, Goldsign dhe Re/Done janë të gjitha duke përdorur mënyra më inovative për të prodhuar xhins të qëndrueshëm.