Celebrities Gossip Showbiz

“Ju thyftë tabela…”, Xhemi Shehu mbështet Salsanon dhe ‘mallkon’ jurinë e ‘DWTS’, por cilin prej tyre?

Xhemi Shehu një nga prezantueset më bukuroshe të ekranit prej shumë vitesh njihet në publik për bukurinë e saj natyrale dhe në gjithë vitet e saj në ekran nuk ka ndryshuar aspak.

Tashmë të gjithë e dinë se Xhemi dhe Salsano janë shokë të mirë prej vitesh, kjo edhe për shkak se për shumë kohë kanë bashkëprezantuar spektaklin e humorit, “Portokalli”. Këtë sezon Salsano është një nga konkurentët e spektaklit më të njohur të kërcimit, “Dancing with the Stars” dhe tashmë jemi shumë afër gjysëmfinales e për këtë juria sa vjen dhe bëhet më shumë kërkuese dhe kritikuese nga konkurentëve. Vetëm pak më parë Xhemi ka postuar një video të Salsanos nga provat e Portokalli-së dhe ka shkruar disa fjalë, ku mund të themi se në një farë mënyre i ka ‘mallkuar’ anëtarët e jurisë nëse nuk i japin një vlerësim të mirë në pikë Salsanos gjatë netëve të mbetura të spektaklit.

Kush të jep ty pak pikë ju thyftë tabela

 

Xhemi nuk është e vetmja mikeshë që është shprehur keq ndaj jurisë së ‘Dancing with the Stars’ ditën e sotme, pasi një ndër ta ka qenë edhe Donald Veshaj. Natën e djeshme në ‘DWTS’ duket se nuk shkoi dhe aq mirë për Sarën dhe Luixhinon, pasi juria nuk e vlerëroi shumë mirë dhe morën mjaft kritika për kërcimin e tyre dhe u shprehën se prisnin më shumë nga Sara. Vetëm pak më parë Donaldi ka postuar në Instastoryn e tij një foto të Sarës nga puntata e ‘Më lër të flas’, ku bukuroshja duket duke qeshur, shumë e lumtur dhe pozitive dhe me një mënyre ka mbështetur Sarën dhe ka ‘thumbuar’ jurinë e ‘DWTS’ për energjinë negative që përcjellin ndaj konkurentëve.