Botë e Çuditshme

Ju tregojmë 3 shenjat më manipuluese të horoskopit, por nuk është ashtu siç mendoni!

Të qenurit manipulativ konsiderohet si një cilësi toksike e karakterit të dikujt. Kur përmendim këtë fjalë, me shumë mundësi ju shkon në mendje ndonjë ish që ju ka gënjyer apo ndonjë koleg që vazhdimisht ju bezdis me veprimet dhe fjalët e tij në punë. Megjithatë, jo të gjitha format e manipulimit janë kaq tinëzare. Është një ‘talent i rrezikshëm’, pasojat e së cilës mund të jenë aq të mira, aq sa edhe të tmerrshme.

3 shenjat e horoskopit që e bartin këtë talent, dinë të përdorin të dy anët e monedhës.

Binjakët- Ata që të magjepsin…

Keni dëgjuar për historitë e përrallave, ku magjistari me dy fytyra është gjithmonë shenja e Binjakëve dhe këtu mund t’jua aprovojmë. Janë një shenjë shumë fleksibël që ndryshojnë dhe përshtaten në bazë të mjedisit dhe njerëzve që kanë përreth. Kanë një artikulim shumë të rrezikshëm, thurin fjalë të bukura që mund të jenë ose jo të vërteta, megjithatë ju bëjnë t’i besoni verbërisht. Binjakët mund të arrijnë t’ju mbushin mendjen të pini çaj të nxehtë në mes të një dite vere në Arizonë.

Në zemrën e një Binjaku është dëshira e madhe për t’i bërë gjërat të duken interesante. Kanë një qëllim në vetvete për të lënë gjurmë në këtë botë. Jetojnë sikur të ishte dita e fundit dhe duan të njohin njerëz që janë shumë të ndryshëm nga ta.

Gaforrja- “Të ëmblit” e zodiakut

Kjo shenjë e horoskopit e merr fuqinë nga ‘deti i thellë’ i ndjenjave të tyre. Këto ujëra nuk janë gjithmonë të qetë, pasi ndonjëherë mund të jenë dhe të trazuar. Pjesa e personalitetit që i bën ata të aftë për të manipuluar është aftësia për të njohur mirë anën emocionale të njerëzve. Dukeqenëse, nuk njihen për komunikimet e drejtpërdrejta, Gaforret mund të bluajnë brenda vetes së tyre gjërat, derisa të kuptoni pakënaqësinë e tyre. Kanë një mënyrë të çuditshme të kërkuarit dashuri, pasi e duan nga njerëzit, por i shohin me dyshim të gjithë ata që e bëjnë këtë gjë dhe kjo shpesh ju shkakton shumë stres.

Në të vërtetë, Gaforret thjesht duan të kenë pranë vetes njerëzit e dashur. Kanë shumë dashuri për të falur, ndoshta më shumë se çdo shenjë tjetër dhe e kanë me shumë dëshirë për ta shpërndarë atë.

Akrepi- Strategët e horoskopit

Akrepët, përfundimisht përfaqësojnë shenjën më manipulative të horoskopit. Kanë një sens të brendshëm ambicie që e mbajnë përbrenda, duke vëzhguar ambjentin e jashtëm. Janë të aftë të dallojnë pikat e dobëta, të tregojnë ekzaktësisht se çfarë dëshironi të dëgjoni dhe mbajnë mend çdo gjë që i thoni në rast se ju duhet për ta përdorur në të ardhmen si informacion.

Ajo çfarë i bën Akrepët me ‘superfuqi’ është aftësia e tyre për të parë në errësirë. Mbajnë mend detajet më të vogla që shpesh ju hyjnë njerëzve në punë dhe këtë e përdorin si një formë kontrolli ndaj të tjerëve. Nëse jeni tek njerëzit e dashur të një Akrepi, jeni shumë me fat, në të kundërt… filloni të rregulloni marrëdhënien me ta.