Tech

Ju zbulojmë disa detaje të reja nga misioni kinez në planetin Mars!

Eksploruesi kinez i Marsit, roveri Zhurong, u vendos në gjumë për t’i mbijetuar stuhive të rërës dhe pluhurit në Planetin e Kuq. Administrata Kombëtare e Kinës për Hapësirën tha se mjeti do të rindizet rreth dhjetorit. Duke krahasuar dy imazhe të shkrepura nga Zhurong më 16 mars dhe 30 prill, analizimi i të dhënave nga ndryshimet në elektricitet në krahët e roverit, shkencëtarët vlerësuan se Marsi po përjeton stuhi të fuqishme rëre.

Për të përballuar këto kushte të vështira, të cilat dobësojnë kapacitetet e gjenerimit të energjisë, ekspertët vendosën ta fiknin eksploruesin. Teksa zona e zbritjes e Zhurong hyn në stinën e dimrit, temperatura më e lartë gjatë ditës shkon në minus 20 gradë celsius, ndërsa gjatë natës deri në minus 100 gradë celsius. Temperaturat do të vijojnë të bien dhe më tej në mes të korrikut.

Ndërsa rreth dhjetorit, zona e zbritjes hyn në stinën e pranverës dhe kushtet mundësojnë që Zhurong t’i rikthehet punës. Synimet në misionin e këtij eksploruesi janë të studiojë topografinë dhe gjeologjinë e zonës, të ekzaminojë tokën dhe përmbajtjen akullnajore, të studiojë elementet, mineralet dhe përbërjen e gurëve, si dhe kushtet atmosferike të Planetit të Kuq, Mars.

Në dekadën e ardhshme, NASA planifikon të kryejë misionet e para me ekuipazh në Mars. Ndërsa misionet robotike kanë ofruar imazhe të sipërfaqes së Marsit për dekada, kjo do të jetë hera e parë që qeniet njerëzore përjetojnë drejtpërdrejt në Planetin e Kuq. Në pritje të këtyre misioneve, NASA dhe partnerët e saj tregtarë (Epic Games dhe Buendea) janë bashkuar me HeroX, platformën kryesore për zgjidhjet me burime të shumta për të nisur Sfidën e NASA MarsXR.

Ndërkaq, misioni i Europës për të kërkuar prova të jetës në Mars ka të ngjarë të qëndrojë në pritje për disa vite si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës. Roveri ExoMars i ndërtuar nga Britania do të nisej në shtator me një raketë ruse dhe do të zbriste në sipërfaqen e planetit të kuq me një tokëzues rus. Por sanksionet e kanë lënë pezull misionin, me shumë gjasa të paktën deri në vitin 2026 dhe Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) ende nuk ka propozuar një plan B.