A Live Night Celebrities Music Showbiz

Ju zbulojmë disa nga hitet që Elhaida Dani do të performojë në “A Live Night”!

Elhaida Dani është një nga artistet më të talentuara dhe të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, që dita-ditës na bën edhe më shumë krenarë me arritjet e saj. Sukseset e saj tashmë janë kthyer në ndërkombëtare dhe Elhaida po vazhdon të ngjitet me hapa galopantë në karrierën e saj. Puna e saj flet vetë për të, duke hasur në suksesshme të njëpasnjëshme edhe në skenat e huaja.

Elhaida është artistja që do të kemi kënaqësinë që ta ndjekim këtë javë në “A Live Night“. Artistja e skenave botërore në një udhëtim mes tingujve dhe emocioneve si asnjëherë më parë. Nga hapat e saj të parë në muzikë, fëmijëria, karriera dhe sukseset e saj, por edhe disa nga hitet më të mira, padyshim që do të zbulojmë një tjetër anë të Elhaidës që nuk e njihnim më parë. Ndërkohë, po ju njohim me disa nga këngët që ajo do të performojë këtë të shtunë për ne…

1. S’je më

2. I’m alive

3. Zanin

4. Amore

5. E ngrirë