Celebrities Live From Tirana Showbiz

Jul Deda rrëfen emocionet e rikthimit në TAR: “Jam tek dashuria ime e parë”

I ftuar në “Live From The Cinema”, për të folur rreth filmave të tij të preferuar e jo vetëm ishte aktori i mirënjohur i humorit, Jul Deda. Radio e veçanërisht Top Albnia është një vend i veçantë për të pasi këtu ka shumë kujtime të vyera.

Që në fillimin e intervistës së tij, Juli foli rreth punës së tij në TAR, përkatësisht që para vitit 2007 ku asokohe drejtonte programin e humorit “Rikoshet” krah Gentit, Ermalit dhe Florit.

Juli i kujton kohët e arta në TAR ku të sapodalë nga bankat e shkollës iu dha mundësia disa djemve të rinj që të drejtonin një program kaq të bukur si “Rikoshet”-i në atë kohë kur pasioni ishte shumë herë më i madh sesa fama apo vlerësimi monetar.

Më keni kthyer për herë të parë pas shumë shumë vitesh kur unë drejtoja “Rikoshet”-in”. Jam tek dashuria ime e parë dhe që nga ajo kohë këtu paskan ndryshuar disa gjëra. Në atë kohë ishim të rinj dhe punonin me shumë dëshirë dhe pasion. Nuk donim t’ja dinim se kur na dilte rroga madje as që na shkonte mendja se e kishim një të tillë. Ama na bëhej shumë qejfi kur na vlerësonin për punën tonë.

Më pas ai tregoi se puna nëpër televizione ka ndryshuar shumë që nga ajo kohë. Tani është gjithçka shumë intensive dhe e ngarkuar ndërkohë që humorin e shikon në çdo format televiziv edhe aty ku nuk ka vend për të.

Po i ikim çdo ditë e më shumë unitetit të stilit të çdo emisioni.