Celebrities

Juli Ristani uron shqiptarët: “Të kenë shëndet të mirë dhe marrshin lajme të mira përgjatë vitit 2022!”

“Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” nisi sot në orën 11:00 me të ftuar shumë special, disa në studio e disa në lidhje telefonike, ku secili prej tyre bëri një urim të veçantë për të gjithë dëgjuesit e Top Albania Radio-s. E ftuar në studio, nën moderimin e Stenaldos dhe Adit, ishte gazetarja Juli Ristani, e cila zbuloi se edhe ajo është duke u përgatitur për takimin e fundit me publikun.

Ne gjithashtu jemi duke bërë përgatitjet e fundit për takimin e fundit për vitin 2021 me shikuesit tanë…

Juli gjithashtu uroi të gjithë shqiptarët, brenda vendit dhe jo vetëm për një vit të mbarë dhe sa më të shëndetshëm.

Uroj njerëzit që preferojnë të informohen dhe argëtohen me lajmet e departamentit në Top Channel dhe në Top Albania Radio dhe shqiptarët nëpër botë që ndërtojnë jetën e tyre dhe punojë, të kenë një vit të mbarë, me shëndët të mirë! Pandemia na tregoi që para virusit jemi të gjithë njësoj të ekspozuar, aty nuk njihej i pasur apo i varfër. Të kenë shëndet të mirë dhe marrshin lajme të mira ku i presin dhe ku nuk i presin përgjatë vitit 2022!

Por si ishte viti 2021 për Juli Ristani?! Tepër mirënjohëse, Juli shprehet si më poshtë!

Ka qenë shumë i bukur dhe i shpërblyer sepse unë i kam të shenjta marrëdhëniet me njerëzit dhe jam e shpërblyer nga ato. Është një shprehje që thotë: “Fati ndihmon më të mirin”, por puna dhe përvoja ime më kanë mësuar se fatin duhet ta ndihmosh pak…