Celebrities

Julka Gramo: “Viti 2020 më dhuroi lumturi”

Moderatorja e njohur, Julka Gramo e ftuar në maratonën e 100 këngëve më të bukura nga “Top Albania Radio” dha urimin e saj special për Vitin e Ri. Spikerja e njohur radiofonike, uroi që ky vit të na gjejë më të përqafuar me njëri-tjetrin si dhe të vazhdojmë aventurat e çmendura që viti 2020 na i mori. Madje Julka nuk ishte fare pesimiste për këtë vit dhe u shpreh se:

Sot në mëngjes po i thoja Andit se e dua 2020 dhe më tha vetëm ti mund të jesh e lumtur, me këtë qamet pandemie. Por jam e lumtur sepse e kemi shijuar më shumë familjen, kemi ngrënë bashkë, Andin e kam patur më shumë në shtëpi kështu që kjo është diçka speciale pavarësisht vështirësive. Viti 2020 ka qenë e mirë më të gjithë problemet e veta dhe nuk na ka munguar buzëqeshja.

Në këtë vit të ri, Julka tha se duhet të marrim më shumë kohë për veten dhe të arrijmë të shijojmë gjërat e vogla. Për Julkën është shumë e rëndësishme të përqafohet dhe të përqafojë të dashurit e zemrës.