Celebrities Music

Justin Bieber fillon turneun e tij botëror!

Këngëtari i njohur Justin Bieber ditën e djeshme ka nisur turneun e tij të shumëpritur “Justice World” në San Diego të Kalifornisë. Këngëtari, 27 vjeç, performoi disa nga hitet e tij më të mëdha duke përfshirë këngët e albumit të tij të vitit 2021 “Justice”. Ai performoi para një publiku prej mbi 16,000 fansash në Pechanga Arena. Në një moment gjatë koncertit, Bieber tregoi disa nga lëvizjet e tij të kërcimit në majë të një mbështetëse mbresëlënëse avioni të pezulluar mbi skenë.

Krijuesi i hitit “Baby” kishte veshur një palë pantallona sportive të zeza, një bluzë të bardhë dhe një pallto shumëngjyrëshe në pjesën e sipërme. Ai kaloi nga aeroplani në dyshemenë e skenës, duke hequr pallton e tij për të zbuluar një xhaketë sportive të zezë me kapuç. Përpara se Bieber të dilte në skenë, miku i këngëtarit, Jaden Smith e ndezi turmën me disa nga hitet e tij.

Bieber fillimisht njoftoi turneun me 52 data në Amerikën e Veriut në nëntor 2021. Jashtë Amerikës së Veriut, ai do të bëjë turne në pesë kontinente, duke udhëtuar në mbi 20 vende dhe duke mbajtur më shumë se 90 koncerte midis majit 2022 dhe marsit 2023.

Justin do të perfromoi në Mbretërinë e Bashkuar nga 8-26 shkurt 2023, me shfaqje në qytete të ndryshme si: Glasgow, Aberdeen, Londër, Birmingham, Manchester dhe Sheffield. “Justice World Tour” do të shënojë daljen e parë globale të këngëtarit të “Sorry” që nga viti 2017 dhe premton të jetë një festë për fansat e yllit pasi shfaqjet fillimisht u anuluan për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Turneu është emëruar pas albumit të fundit të Justin-it, i cili u publikua në mars dhe debutoi si rekordi më i transmetuar në 117 vende dhe solli hite të tilla si “Anyone” dhe “Peaches”. Dueti i Bieber me The Kid LAROI, “Stay”, u publikua në korrik dhe u bë kënga më e shpejtë që ka arritur një miliardë transmetime në Spotify.