Celebrities Gossip Showbiz

Justin Bieber ka sy vetëm për Hailey dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe…

Hailey Bieber zbulon barkun e saj me një xhaketë të shkurtër të lëkurës së deles teksa kthehet në shtëpi pasi shikoi bashkëshortin e saj Justin të performojë në West Hollywood. Ajo njihet prej kohësh për pamjen e saj të mrekullueshme.

Hailey Bieber shfaqi një pamje të barkut të saj të tonifikuar me një xhaketë të shkurtër të lëkurës së deles ndërsa ajo u drejtua për në shtëpi pasi shikoi burrin e saj Justin të performonte me grupin e tij të dielën. Modelja zgjodhi një veshje tërheqëse të kombinuar me xhinse të gjera dhe një kapele shumë në modë.

Ylli i modës përfundoi veshjen e saj me atlete, ndërsa fshehu fytyrën me një kapelë jeshile. Ndërkohë Justin ishte me një hoodie të zezë dhe xhinse të gjera, të kombinuara me një kapelë të ndritshme portokalli.


Padyshim që këngëtari kanadez, ka vetëm sy për gruan e tij. Kujtojmë, se pak ditë më parë ai postoi disa foto të Hailey me disa fytyra me zemra.

Hailey dhe Justin janë prej kohësh të dashuruar me njëri-tjetrin dhe janë një nga çiftet më të preferar të showbiz-it të huaj. Dyshja madje janë shfaqur edhe në Met Gala të këtij viti me një look që mori shumë komente pozitive.

Hailey është një nga modelet më të pëlqyera dhe bukuroshja shfaqet gjithnjë e kururar qoftë në sfilatat e modës, apo edhe në shëtitje rastësore. Me një bukuri të tillë dhe me shumë stil, padiskutim që bukuroshja ia ka marrë zemrën artistit.