Celebrities Music Showbiz

Justin Bieber lançon këngën e tij të fundit “Ghost”!

Justin Bieber ka lançuar videoklipin e plotë të këngëssë tij të fundit“Ghost”. Fituesja e çmimit “Oscar”, aktorja e njohur Diane Keaton është shfaqur në klipin e Justin si gjyshja e tij. Ditën e djeshme, këngëtari 27-vjeçarpostoi në rrjetin social Instagram, një pjesë nga klipi me aktoren  75-vjeçare Keaton.

Videoja është një portretizim prekës i pikëllimit, i cili vjen pasi Bieber performoi këngën e re në “Video Music Awards”. Klipi fillon me këngëtarin Bieber në një plazh duke parë dallgët e detit, para se të kujtojë disa kujtime të lumtura të këngëtarit me gjyshërit e tij. Bieber dhe Keaton po këndojnë dhe duartrokasin ndërsa ai luan në piano me një aktor tjetër që portretizon gjyshin e këngëtarit.

Justin shfaqet i veshur me një kostum në ngjyrë të zezë në plazh, kujton gjyshërit e tij, momentet kur ai po sjell një tortë për ditëlindjen e gjyshit të ndjerë. Kënga fillon në funeralin e gjyshit, me Bieber dhe Keaton të kapur për dore. Ai këndon duke mbajtur zi për humbjen e gjyshit të tij, përlotet dhe përqafonaktoren gjatë skenës së funeralit.

Më pas, në klip jepet se kanë kaluar dy vite nga humbja e jetës së gjyshit të tij, ndërsa Bieber këndon:

Nëse nuk mund të jem pranë tejedo të kënaqem me frymën tënde.

Keaton shihet teksa qëndron në kuzhinë ndërsa Bieber zbret shkallët duke parë një fotografi të gjyshit të tij dhe largohet nga shtëpia. Justin kthehet me çanta Gucci dhe fustan për gjyshen e tij, duke i thënë:

Ne po dalim, le të shkojmë.

Ndërsa ajo shkon të bëhet gati, dalin për darkë së bashku dhe më pas pinë disa pije në bar para se të kërcejnë gjithë natën dhe të kënaqen.Nata vazhdon duke vallëzuar me një grup njerëzish të tjerë para se të shkojnë në shtëpi dhe të shikojnë fotot e vjetra të gjyshit të tij të ndjerë. Justin ja arriti që ta nxjerrë gjyshen e tij nga pikëllimi i dy viteve më parë dhe t’i ndryshojë sado pak rutinën.

Nipi dhe gjyshja u parë duke shkuar së bashku buzë detit. Ata shkojnë në plazh, duke mbajtur një poç prej ari, ndërsa gjyshja hedh hirin në det. Kur kthehen në makinë, Bieber  i shfaqet gjyshi i tij i ndjerë duke i buzëqeshur dhe klipi mbyllet, kur Keaton shkon drejt makinës dhe Justin buzëqesh duke parë drejt tyre.