Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Showbiz

Justin Bieber rrëfehet për periudhën më të errët të jetës së tij!

Këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber vazhdon të korr suksese në muzikë dhe duket se po e shijon në maksimum karrierën dhe gjithçka tjetër që e rrethon. Ai është martuar me modelen e famshme Hailey Baldwin dhe ka gjetur paqen shpirtërore me besimin në Zot.

Mirëpo, për Justin nuk ka qenë gjithmonë kështu. Dikur, ai kishte probleme me veten dhe me ligjin gjithashtu. Së fundmi, këngëtari ka ndarë në Instagram një foto të 7-viteve më parë, ku shfaqet teksa është arrestuar nga policia dhe tregon se nuk është aspak krenar për veten në atë periudhë.

Sot 7 vite më parë u arrestova, nuk ishte momenti im më i mirë. Aspak krenar për atë çfarë po kaloja. Isha i lënduar, aspak i lumur, konfuz, i zemëruar, i paudhëzuar, i pakuptuar dhe i zemëruar me Zotin. Gjithashtu vishja shumë lëkurë për dikë që jeton në Miami. E gjitha kjo për të treguar se Zoti kishte rezervuar një rrugë të gjatë për mua. Nga atëherë deri tani, kam kuptuar diçka. Zoti ishte i afërt me mua po aq sa është tani. Shtysa ime për ju është të lejoni të shkuarën t’ju rikujtojë sa larg ju ka dërguar Zoti në jetë. Mos lejo “turpin” të të shkatërrojë të sotmen dhe lejo Zotin të kujdeset për jetën tënde. Ju dua me gjithë zemër.