Celebrities Gossip Showbiz

“Ka ardhur të gjejë nuse…”, Armaldo pyet Diolën dhe Nitën nëse u pëlqen Bledi!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Armaldo pyeti Nitën dhe Diolën nëse ato kanë apo jo ndonjë pëlqim për Bledin. Diola u shpreh se nuk e pëlqen aspak, por Nita nuk ishte aq e prerë. Ajo tha se Bledi i duket i këndshëm, ka tip të lezetshëm, është djalë i zgjuar dhe se duket që është lojtar i fortë. Diola nisi ta ngacmoi Nitën dhe i tha asaj se fakti që ajo po buzqëqesh, tregon se ndjen diçka. Maestro i tha Nitës se pyetja e tij nuk ka asnjë qëllim të keq, por thjesht po pyet për përshtypjen e saj ndaj Bledit.

Në kuadër të ditës së të dashuruarve, Vëllai i Madh ftoi banorët të shkruajnë një letër dashurie dedikuar dikujt që ata duan, brenda ose jashtë shtëpisë. Banorët do të marrin kohën e nevojshme për të shkruar këtë letër dhe do të kenë të drejtën mos ta shkruajnë emrin e tij/saj nëse ata nuk dëshirojnë.