Bota Botë e Çuditshme

Ka dhuruar gjak për 60 vite, 80-vjeçarja Josephine Michaluk hyn në librin e rekordeve Guinness!

Një grua në Alberta të Kanadasë ka hyrë në librin e rekordeve Guinness si gruaja që ka dhuruar gjak për kohën më të gjatë. 80-vjeçarja Josephine Michaluk ka marrë certifikatën e Rekordit Botëror pasi për më shumë se 60 vite ka dhuruar gjak për personat në nevojë. Michaluk filloi të dhurojë gjak në moshën 22-vjeçare në vitin 1965.

Gjyshja tregon se ishte motra e saj e cila e bindi atë që të dhurojë gjak për herë të parë. Josephine tregon se:

Brenda vetes unë ndihem mirë kur dhuroj gjak. Unë mund ta ndaj gjakun tim me njerëzit që kanë nevojë për të.

Josephine ka mundur të vazhdojë si dhuruese edhe tashmë që është 80-vjeçe sepse nuk ka kufi moshe për dhënien e gjakut për sa kohë që dhuruesi është në gjendje të mirë shëndetësore. Por për t’u siguruar ajo para çdo dhurimi bën kontrolle dhe analiza.