Celebrities Gossip Showbiz

Ka diçka që nuk ka ndryshuar te Enca që nga fëmijëria e saj!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Vetëm pak më parë Enca është bërë nostalgjike dhe ka postuar në ‘Instastory’ një foto të saj me bikini në pishinë disa vite më parë, kur ishte vetëm 12 vjeçe. Këngëtarja tregon për fansat se nuk ka shumë ndryshim nga atëherë dhe tani pasi akoma vazhdon të bëj të njëjtën gjë, vetëm pushime.

 

Së fundmi teksa ka shijuar disa muaj pushime në vendet ekzotike të botës, kishte bërë një pauzë mjaft të gjatë në muzikë. Megjithatë, para pak ditësh, Enca lansoi këngën e saj më të re ‘Kalle’ në bashkëpunim me një artist të huaj, i cili quhet Navid Zardi duke sjellë kështu një ‘mix’ të Kurdistanit dhe Shqipërisë.

Para pak kohësh Enca ka postuar në Tik Tok një video të saj nga xhirrimet e klipit të këngës së re në Dubai e duket se kjo video ka bërë xhiron e rrjetit, pasi në vetëm 5 ditë arriti 3 milion shikime dhe këngëtarja dukej shumë e lumtur për këtë.