Mërkuri ‘shkoi retrogradë’ të dielën, duke nisur një 23 ditë potencialisht të dhimbshme të vetë-reflektimit. Mërkuri në Retrogradë i referohet periudhave kur planeti i vogël i argjendtë duket se po lëviz prapa nëpër qiell. Sipas astrologëve, më së shumti ndërhyn me komunikimin, teknologjinë dhe udhëtimin dhe i detyron njerëzit të ngadalësojnë ose të përballen me pasojat. Sipas astrologëve, periudha e fundit kozmike do të vazhdojë të shërbejë për të njëjtat pengesa.
Astrologu me bazë në LA, Evan Nathanial Grim tha për Daily Mail se mërkuri retrogradë i këtij muaji përmban një katror Cazimi Uran i cili do të jetë fundi i disa marrëdhënieve. “Çiftet do të detyrohen të përballen me kontrolle të ashpra të realitetit, pavarësisht nëse janë të gatshëm t’i pranojnë ato apo jo. Këto kontrolle të realitetit mund të nxisin ndarje për disa çifte, por mund t’i ndihmojë gjithashtu të forcojnë një marrëdhënie ose të riafirmojnë angazhimet e tyre për disa çifte të tjerë”-ka shpjeguar astrologu.
33-vjeçari tha se gjysma e zodiakut do të ndikohet më fort nga retrogradi i këtij muaji sesa gjyma tjetër. Dhe kjo mund të jetë veçanërisht e dhimbshme për Virgjëreshat. “Njerëzit me vendosje kryesore nga 0-4 gradë të shenjave të ndryshueshme (Virgjëresha, Peshqit, Shigjetari, Binjakët) dhe 21-29 gradë të shenjave fikse (luani, Ujori, Demi, Akrepi) do të preken më personalisht nga ky retrograd që Mërkuri do të jetë në një aspekt të vështirë për vendosjen e tyre në këto zona të zodiakut.”
Por nuk ka vetëm lajme të këqija. “Ky retrograd ofron me të vërtetë një shans për të rizbuluar një ndjenjë romance, emocioni dhe gëzimi. Ju mund t’i mbushni marrëdhëniet tuaja me pak më shumë risi dhe pasion. Më në fund mund të përfundoni një projekt krijues për të cilin jeni krenarë. Dhe ju mund të gjeni magjinë e fshehur të mjedisit apo lagjes tuaj lokale.”-tha Grim. Ai shpjegoi se retrogradi ka dy pjesë kështu që njerëzit duhet të përqendrohen në shëndetin e tyre personal deri në datën 14 gushr përpara se të kthejnë vëmendjen te romanca dhe marrëdhëniet deri më 28 gusht.