Horoskopi

Ka disa shenja në zodiak që i fshehin ndjenjat e tyre nëpërmjet sarkazmës!

Bota do të ishte më e mire nëse perosnat realisht do të ishin aq të mire sa shfaqen ndonjëherë. Megjithatë, në realitet njerëzit që janë miqtë tuaj, kolegët apo edhe të afërmit tuaj, shpesh priren t’ju tallin apo ta teprojnë ndonjëherë me shakatë që bëjnë. Disa mund që ta kenë në tip, por ka edhe disa që luftojnë për të shprehur emocionet e tyre sa më qartë. Nga Gaforrja te Ujori, njihuni me shenjat e zodiakut që përdorin sarkazmën për të fshehur ndjenjat e tyre të lënduara.

Gaforrja

Kjo shenjë e hënës me humor mund të ndihet mjaft emocionale, dhe mund të lëndohen lehtësisht nga deklaratat e njerëzve edhe kur ato bëhen me shaka. Ata ndiejnë nevojën për t’u kthyer te njerëzit, kështu që përdorin humor thumbues dhe vërejtjet në formën e sarkazmës për të maskuar ndjenjat e tyre, në mënyrë që njerëzit të mos e dinë kurrë se sa shumë janë lënduar nga deklaratat.

Virgjëresha

E vetmja gjë që Virgjëresha e urren vërtet në jetë është t’i lejojë njerëzit t’i shohin kur janë të zemëruar ose të frikësuar. Ata pëlqejnë të duken si të pamposhtur dhe nuk u pëlqen t’u tregojnë njerëzve dobësinë e tyre, prandaj përdorin sarkazëm për të fshehur ndjenjat e përbuzjes, zemërimit ose frikës. Ironia është një mjet në arsenalin e tyre dhe ata e manipulojnë atë duke u tallur me njerëzit që nuk i interesojnë. Duke qenë se Virgjëresha ka një opinion të lartë për veten dhe priren t’i shohin me përçmim të tjerët që besojnë se janë më pak inteligjentë se ata, ata përdorin sarkazëm çdo ditë.

Ujori

Disa shenja të zodiakut si Ujori nuk mund të rrinë duarkryq dhe ta lënë veten të ndihen të fyer. Pra, sa herë që shohin dikë duke i tallur në mënyrë të hollësishme, ata menjëherë përgjigjen me sarkazëm. Ata përdorin zgjuarsinë dhe humorin e tyre për t’i bërë të ditur personit tjetër se nuk është në rregull t’i lëndosh ndjenjat e tyre pa pranuar se sa shumë u ndikuan me të vërtetë nga incidenti. Qoftë vendi i tyre i punës apo dasma e një të afërmi, Ujori vjen gjithmonë i armatosur me sarkazëm.