Aktualitet Politikë Rajoni

Ka edhe kështu, Kandidati për kryetar të Podujevës lëviz me një Ferrari 70 mijë euro dhe e quan makinë modeste.

Një deklaratë e kandidatit për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani nga partia NISMA ka bërë xhiro në rrjetit. I ftuar në një studio televizive, pyetjes se më çfarë mjeti lëvizni, Xhemajl Hasani është shprehur se ka një mjet modest, ferrari. Por në momentin kur ka thënë vlerën e tij, prej 70 mijë euro, ka shkaktuar të qeshura ne studio.

Një pjesë nga biseda:

Gazetarja: Me çfarë veture vozisni zoti Hasani?

Xhemajl Hasani: Lëviz me një veturë modeste, dhuratë prej familjarëve.

Gazetarja: Çfarë është modeste për ju?

Xhemajl Hasani: Me Ferrari. (Shkaktohen të qeshura në zyrë).

Gazetarja: Ferrari, veturë modeste? (qesh)

Xhemajl Hasani: Pse?

Gazetarja: Çfarë vlere ka?

Xhemajl Hasani: 70 mijë Euro.

Gazetarja: Dhe kjo është modeste për ju, apo jo?

Xhemajl Hasani: Po si të gjithë kandidatët e tjerë.

Deklarata e Hasanit ka shkaktuar mjaft të qeshura në studio, ndërsa për të çdo gjë që tha ishte shumë normale. Një tjetër moment pikant i intervistës në studio me kandidatin Hasani ishte edhe kur ai tha se e kishte harruar programin në makinë, ose nuk ishte i sigurt nëse dikush ia kishte marrë në program.

“Unë programin e pata po a e harrova në kerr ose a ma mori dikush këtu”, tha ai.

Menjëherë pas emisionit në profilin e tij në Facebook kandidati për Podujevën publikoi një fotografi ku shihej afër makimës së tij “modeste”.