Bota Botë e Çuditshme Lifestyle

Ka edhe kështu! Mjaftoi një moment që një çift të divorcohej vetëm tre minuta pas martesës së tyre!

Shumica e njerëzve, kur e gjejnë shpirtin binjak dhe vendosin të qëndrojnë së bashku, nuk mendojnë për fundin e asaj marrëdhënieje, por përkundrazi për vazhdimin “derisa vdekja të na ndajë”. Megjithatë, jo çdo gjë është gjithmonë kaq e mrekullueshme dhe përrallore, kështu që disa martesa prishen pas disa vitesh, muajsh… madje edhe minutash.

Po, e lexuat mirë, minuta. Më saktësisht, një çift i martuar nga Kuvajti vendosën ta kurorëzojnë lidhjen e tyre me një martesë që zgjati vetëm tre minuta.

Siç shkruajnë mediat e huaja, nusja ka rënë aksidentalisht duke dalë nga kisha dhe bashkëshorti i saj, me të cilin sapo ishte martuar, ka qeshur me atë që i ka ndodhur dhe e ka quajtur “budallaqe” para të gjithëve. Gruaja u zemërua dhe i kërkoi zyrtarit të bashkisë që të zgjidhte menjëherë martesën e tyre me shkurorëzim. Megjithatë, shumë njerëz qnë rrjet sugjeruan se ajo kishte të drejtë që e anuloi martesën, duke argumentuar se nëse bashkëshorti i saj sillet kështu në fillim, ai ndoshta nuk do ta respektojë atë në vitet në vijim.

Çifti, i cili jeton në Kuvajt, as nuk u largua nga gjykata si burrë e grua. Kjo besohet të jetë martesa më e shkurtër në historinë e vendit. Historia u shpërnda gjerësisht në internet dhe shumë njerëz besojnë se ajo bëri gjënë e duhur. Një person shkroi në Twitter:

Një martesë pa respekt është një e dështuar që në fillim.

Një tjetër shtoi:

Nëse kështu vepron në fillim, më mirë ta lini.