Gossip Health & Beauty Showbiz

Ka edhe kështu! Paloma e bën botox-in haptazi…

Ku ka si Paloma?! Ndër të rrallat (në mos e vetmja) që pranon edhe regjistron veten duke bërë fillers.

E njohur gjerësisht si Paloma, gazetarja e Top Albania Radio-s dhe Fiks Fare, Rudina Demneri ka rrëmbyer ndër vite vëmendjen e medias përmes intervistave ngacmuese që zhvillon në formate të ndryshme.

Ajo që e ka bërë atë të veçantë dhe të mbahet mend është të thënit gjërat ashtu siç janë, pa dorashka, troç. Por këtë herë ajo nuk la pas edhe një detaj nga vetja e saj, duke e bërë haptazi në sy të të gjithë ndjekësve të saj në Instagram.

Bëhet fjalë për ndërhyrjet në fytyrë dhe këtë herë Paloma ka zgjedhur të aplikojë botox në lëkurë për heqjen e rrudhave. Pasi ka shkuar dje në një qendër estetike, ajo ka shpërndarë me video në Instagram, pa pasur fare komplekse gjithë prcesin.

Përveçse është edhe shumë dinamike në media, Paloma nuk e ka fare problem të dalë haptazi në publik duke bërë botox, gjë që shumë vipa i fshihen dhe kanë frikë ta pranojnë.

Kujtojmë se në vitin 2003 Madonna ka publikuar një këngë, e cila titullohet ‘Hollywood’ nga albumi i saj ‘American Life’ në të cilin duket teksa merr injektime në fytyrë për t’u dukur edhe më bukur.

E ndërsa Madonna ka realizuar një videoklip për këtë, Paloma merr guximin ta realizojë procesin në sy të të gjithëve.