Celebrities

Ka edhe nga këta baballarë, edhe pse djali i tij është një miliarder i ati i Elon Musk nuk është aspak krenar për të!

Errol Musk, babai i Elon Musk nuk është i lumtur me djalin e tij miliarder. Në një intervistë në radio në “Kyle and Jackie O Show”, babai i CEO të “Tesla”-s ka rrëfyer se si ndihet vërtet për djalin e tij. “Djali yt është një gjeni. Ai gjeneron miliarda dollarë dhe ka krijuar kaq shumë gjëra, nuk mund t’ia mohoni atë. A jeni krenar?”, ka qenë një pyetje.

Ai u përgjigj: “Jo. E dini, ne jemi një familje që kemi bërë shumë gjëra për një kohë të gjatë, nuk është se kemi filluar të bëjmë diçka tani papritur.” Errol bëri të qartë se fëmija i tij i preferuar është vëllai i Elon, Kimbal, të cilin Errol e quajti krenaria dhe gëzimi i tij.

Nëse miliarderi i teknologjisë Elon Musk do ta kishte dëgjuar nënën e tij, duket se nuk do të kishte bërë një pasuri prej afro 229 miliardë dollarësh. Së fundmi, modelja e njohur Maye Musk, teksa u pyet për planet e biznesit të së birit, u përgjigj se nuk ka shumë ndikim në procesin e vendimmarrjes së djalit të saj. Duke folur për ‘Today With Hoda & Jenna’, 73-vjeçarja u pyet për dëshirën e Elon Musk për të blerë Twitter.

Rikujtojmë se bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin, bëri kërkesë për divorc pasi mësoi se gruaja e tij e tradhtoi me Elon Musk. Dy “titanët” e teknologjisë ishin miq prej kohësh dhe Musk ka thënë se për vite me radhë ai shkonte rregullisht në shtëpinë në Silicon Valley të Brin, deri në lidhjen e shkurtër të Musk me Nicole Shanahan vitin e kaluar. Brin dhe Shanahan ishin të ndarë, por ende jetonin së bashku në kohën e lidhjes së saj me Musk në dhjetor, tha një person i afërt i saj për Journal.