Bota

Ka ende shpresë për të varurit nga droga në Afganistan, talebanët vijnë me një zgjidhje!

Prej kohësh, varësia nga droga ka qenë një fenomen shqetësues në Afganistan, i cili është prodhuesi më i madh në botë i opiumit dhe heroinës, por varfëria e tejskajshme e ardhur si pasojë e dekadave të luftës, ka çuar me miliona persona të tjerë te përdorimi i drogës. Që prej marrjes së pushtetit në Afganistan, talebanët janë shprehur se do të luftojnë këtë fenomen.

Së fundmi, ata kanë kërkuar edhe ndihmë nga ndërkombëtarët për të trajtuar të varurit nga droga. Një kompani ndërtimi në Kandaharit ofron vende pune për të ulur numrin e të varurve nga droga dhe për t’i riintegruar ata në shoqëri. Rreth një mijë persona që kanë krijuar varësi nga droga po punojnë çdo ditë në rregullimin e infrastrukturës së qytetit nga ora 08:00 deri në orën 14:00.

Sulltan Muhammed Vefa, një zyrtar i kompanisë, është shprehur se kjo është një mundësi e artë për këta persona në një kohë kur Afganistani po kalon një periudhë me një nivel tejet të lartë të papunësisë. Veç mundësisë për t’u larguar nga vesi, këta persona marrin edhe një rrogë mujore prej 95 dollarë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Guvernatorit të Kandaharit, Haji Zeyd, është shprehur se kjo praktikë po e ndihmon shumë qytetin, pasi gjatë muajve të fundit vihet re një ulje e ndjeshme e vjedhjeve dhe krimeve të tjera, të cilat më parë shkaktoheshin nga personat që kishin varësi nga droga.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje që kanabisi shkakton çrregullimit të humorit, të paktën këtë kanë paralajmëruar shkencëtarët e Colorados. Ata kanë realizuar pyetësorin midis 178 përdoruesve të kanabisit legal të moshës 18 deri në 20 vjeç. Pjesëmarrësit i kanë ndarë në tri grupe, në grupin kontrollues i cili nuk përdor kanabis, përdoruesit e kohëpaskohshëm dhe përdoruesit e shpeshtë.