Celebrities Gossip Showbiz

Ka filluar me mblesëri? Semi Jaupaj po kërkon një ‘nuse’ për mikun e saj!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Teksa së fundmi vetë Semi po përflitet për një lidhje me Ron Zaitin, këngëtarja i ka habitur të gjithë me postimin e fundit në ‘Instastory’. Bukuroshja në formë shakaje ka prezantuar një prej shokëve të saj dhe ka bërë një ‘kërkesë’ për të gjithë ndjekëset e saj duke treguar se djali është ‘single’ dhe kërkon një partnere.

Ky është shoku im 

Është single, kërkon nuse për shtëpi

Dm kush është e interesuar.

Epo, kështu shoqesh paçin të gjithë…

Së fundmi Semi ka publikuar bashkëpunimin e ri me Ron Zaitin, i cili titullohet “All ur loving” dhe deri më tani ka kaluar 4 milion klikime në pak ditë. Pak ditë më parë Ron ka festuar ditëlindjen dhe ka marrë urime nga shumë artistë. Teksa të gjithë prisnin një urim nga ana e Semit në rrjete sociale, ky urim nuk erdhi. Kohëve të fundit po përflitej se ka lindur një romancë mes tyre. Gjithçka qëndron në kuadrin e thashethemeve, megjithatë në rrjet qarkulloi një foto ku tregon deri diku afrimitetin mes dyshes, teksa shfaqen së bashku krah për krah edhe pse mund të jenë thjesht miq.