Celebrities Gossip Showbiz

“Ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa celuliti”, Tea Trifoni nuk ja kursen një përgjigje atyre që e kritikojnë për peshën!

Një ndër ish-konkurrentet më të përfolura të sezonit të dytë të “Për’puthen” është Tea Trifoni. Edhe pas përfundimit të emisionit, Tea nuk është larguar nga ekrani. Ajo ka marrë pjesë në emisione dhe intervista të shumta si dhe shfaqet shumë aktive në rrjete sociale. E së fundmi, atë e shohim si bashkëprezantuese në emisonin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Mirëpo, si një personazh publik nuk mund të mungojnë edhe kritikat nga ndjekësit, nga të cilët mund të vihesh shumë lehtësisht “nën shënjestër”. E dukeqenëse Tea shpesh është diskutuar për peshën e saj, duket se këtë herë ka vendosur t’ju kthehet. Në një bisedë online të bërë së fundmi me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, teksa dikush i ka shkruar: “Si ja bën me celulitin?”, bukuroshja i kundërpërgjigjet:

Në fakt, nuk kam bërë asgjë deri më tani. Duhet të nis ndonjë trajtim. Ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa celuliti, me të cilat duhet të merresh.  

Para pak ditëve, Teas i erdhi një ftesë ‘live’ për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”. Kjo situatë ka ndodhur pikërisht në emisionin “Goca dhe Gra” që transmetohet në Top Channel. Teksa e ftuar ishte Dojna Mema në një intervistë ndryshe për të folur rreth “Big Brother Albania Vip” dhe jo vetëm, ajo ka nxjerrë një zarf duke emocionuar katër prezantueset e emisionit.

Ky zarf do të shkonte për një nga vajzat, Tean, Fatmën, Olesian ose Kristan dhe teksa gazetarja Haxhialiu ka thënë në formë shakaje se “mu bë ftesa për të qenë pjesë, por ndaj nuk pranova për të evituar këto emocione”, Dojna e dorëzoi zarfin tek Tea.

Ish- konkurrentja e “Për’Puthen” gjithashtu është përfolur shumë këto kohë që ka kryer një ndërhyrje në gjoks. Fansat e ndjekësit, sigurisht dhe media, postuan foto duke krahasuar dhe aludimet nuk kishin fund. Por duket se Tea tashmë e pranoi vetë këtë fakt me anë të një postimi të disa ditëve më parë në InstaStory ku shfaqet shumë seksi dhe gjoksi i saj është gati në ‘shpërthim’.