Celebrities Gossip Music Showbiz

“Ka kaluar pak kohë…”, çfarë po planifikon Ronela Hajati?

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Kanë kaluar disa muaj që kur Ronela ka publikuar projektin e fundit muzikor e mesa duket Ronela do të rikthehet shumë shpejt. Këtë na e ka treguar me një video të postuar vetëm pak më parë në Instagram, ku ka improvizuar këngën e saj të re, e cila do të titullohet “Vetes” dhe pritet të publikohet shumë shpejt.

Ka kaluar pak kohë pa një publikim të ri dhe ne kemi punuar shumë në studio! Kjo është kënga e radhës dhe mezi pres të xhiroj videon

 

Para pak ditësh Luiz Ejlli ka bërë një rrëfim prekës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Në një bisedë me Kiara Titon, ai theksoi se prej pak kohësh vuan nga një sëmundje e rrallë, por që nuk e zbuloi se për çfarë saktësisht bëhet fjalë. E së fundmi lidhur me këtë, pati një reagim nga Ronela Hajati, e cila thotë se e njeh këngëtarin që 13 vjeç kur ata ishin në “Ethet e së premtes”. Ajo uron që të shërohet sa më shpejt duke qenë se është në një moshë shumë të re.