Health & Beauty Lifestyle Love & Sex

Ka një arsye se pse i mbyllim sytë kur puthemi në buzë!

Arsyeja e vërtetë përse njerëzit i mbyllin sytë kur puthen është sepse truri nuk mund të procesojë dy gjëra në të njëjtën kohë. Ky ishte zbulimi i akademikëve për një nga misteret e mëdha të psikikës njerëzore.

Gjatë puthjes truri e ka të vështirë të analizojë ndjesinë konjitive nëse në të njëjtën kohë është duke shikuar, thonin psikologët nga universiteti mbretëror Holloway, në Londër. “Ndjesia e prekjes varet nga niveli i perceptimit të analizës vizuale”, thanë studiueset Polly Dalton dhe Sandra Murphy.

Psikologet arritën në konkluzionet e tyre pa studiuar subjekte që putheshin. Ata mendonin se pamja vizuale kishte përparësi ndaj reagimeve të prekjes, që do të thotë se njerëzit do ta kishin të vështirë vazhdimin e puthjes nëse i mbajnë sytë hapur.

Dr. Dalton tha se nëse fokusohemi në një detyrë pamore, kjo redukton ndërgjegjësimin për stimujt në shqisat e tjera.

Është e rëndësishme të ndërgjegjësohemi për këto efekte sepse stimujt dëgjimorë dhe ato të prekjes zakonisht janë të shoqëruar me ato të shikimit, si për shembull në rastin e drejtimit të automjetit apo të avionit. 

Rezultatet shpjegojnë gjithashtu përse njerëzit mbyllin sytë kur kërcejnë apo kur lexojnë shenja me të prekur. “Zbulimet shpjegojnë përse i mbyllim sytë kur duam të fokusohemi në përdorimin e një shqise tjetër. Duke eliminuar stimujt vizualë ne fokusojmë burimet mendore në aspekte të tjera të eksperiencave”.