Botë e Çuditshme Lifestyle

Ka një arsye se pse macet ulen në tastierën e kompjuterit ku ju punoni!

Me siguri të gjithë ju që punoni nga shtëpia dhe keni gjithashtu edhe mace, e dini që macja vjen dhe ulet në tastierë. Siç shpjegon revista ‘Science Focus’, ne nuk po flasim për një qëllim të vetëdijshëm, por një instinkt.

Ndërsa qentë janë zbutur për t’u bërë shoqëruesit tanë, macet janë ende mjaft të egra. Ata janë edukuar kryesisht për kontrollin e insekteve dhe nuk janë krijesa sociale.

‘New Scientist’ thekson se aroma dhe ngrohtësia kontribuojnë në dashurinë e maces për laptopët. Macet sigurisht që nuk do të dëshironin të flinin në laptopë të ftohtë, por më e rëndësishmja, shtrirja në një laptop është një mënyrë për të zëvendësuar aromën tuaj me aromën e maces. Më shumë aromë mace dhe më pak aromë njerëzore do të thotë më shumë kontroll për macen në zonën e saj të shtëpisë. Ato kërkojnë të kenë kontroll dhe kjo është arsyeja pse fërkojnë fytyrat e tyre mbi gjërat në shtëpi.

Macet për ata që nuk e dinë kontribuojnë edhe në ekosistemin tonë, duke bërë shumë më tepër nga sa realisht duken. Nëse macet do të ishin zhdukur në botë, do të kishin lindur shumë sëmundje, si në shekujt e kaluar. Shembulli më i madh i kësaj është epidemia e murtajës. Kafshët, të cilat janë pjesë e ekosistemit global, në fakt ofrojnë shumë më tepër përfitime sesa mendohet.