Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Ka një arsye të fortë pse Sardi do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës!

Jo vetëm për planet në jetën personale, por DJ Sardi ka treguar në “Pardon My French” dhe të rejat në spektrin profesional.

Ai ka treguar eksluzivisht për TAR se do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës dhe për këtë ka një arsye shumë të veçantë. Babai i tij, muzikani i mirënjohur Flamur Shehu është shkak i konkurrimit të tij.

Jam në punë e sipër për Festivalin e Televizionit Shqiptar. Këtë vit është 60- vjetori dhe kam një lidhje shpirtërore me Festivalin. Babai im ka 45 pjesëmarrje atje dhe këtë vit me rastin e përvjetorit dua të jem unë, të prezantohen dy breza. Nuk kam qëllim të drejtpërdrejt fitoren për të konkurruar në Eurovision.

Sardi gjithashtu ka treguar se muzika në ditët e sotme nuk është më si ajo e dikurshmja dhe se komercialiteti është shtuar shumë.

Në vitet 2003-2004, muzika ka qenë më reale. Tani muzika është e huazuar, e blerë nga jashtë, pra është ulur shumë niveli. Tani nuk ka më shpirt muzika. Si producent të mirë të brezit të ri mund të përmend Kledi Bahitin dhe Elgit Dodën.