Nëse jeni të hapur ndaj meditimit, ka shumë mundësi që të keni dëgjuar se ai vepron si një drogë e fuqishme. Megjithatë, ky pohim nuk është dhe aq hiperbolik dhe për të mos u besuar sepse sipas kërkimeve të fundit, për personat që kanë dhimbje emocionale, meditimi jep më shumë rezultat se morfina.
Gjatë një eksperimenti 75 persona u ndanë në grupe të ndryshme të menaxhimit të dhimbjes dhe grupet e kontrollit, shkruan “Psychology Today”. Pas vendosjes të një ngrohjeje termike në lëkurë, shkencëtarët zbuluan se intensiteti i dhimbjes fizike të grupit të meditimit u ul mesatarisht me 27% dhe intensiteti i dhimbjes emocionale u reduktua me 44%. Nga ana tjetër, duke përdorur placebo është ulur me 11% dhimbja fizike dhe 13% dhimbja emocionale.
Në studimet e fundit rezultoi se morfina e redukton dhimbjen vetëm me 22% duke e bërë meditimin dy herë më të fuqishëm përsa i përket aspektit emocional. Kjo mund të ndodh dhe si rezultat i mendimit se dhimbja është një ndjenjë kalimtare si gjithçka tjetër. Është e nevojshme të thuhet se ndërkohë që ju vuani nga kyçi i ndrydhur ose ju është thyer zemra, është më mirë të qetësoheni dhe të provoni këtë mënyrë para se t’i drejtoheni ilaçeve.