Gossip Music

“Ka parashikuar koronavirusin”, kënga e reperit të njohur ndez polemika në rrjet!

Së fundmi në rrjetet sociale ka bërë bujë kënga e reperit Dr Creep, “Pandemic” e publikuar në vitin 2013. Shumë përdorues të rrjeteve sociale janë të bindur se kjo këngë përmban referenca mbi koronavirusin në vitin 2020.

Vetëm disa sekonda brenda në këngë, një grua thotë:

Në kohën kur ata u përpoqën të evakuonin qytetet ishte tashmë tepër vonë, infeksioni ishte përhapur kudo.

Më vonë në këngë, Dr Creep vazhdoi:

Filloni jetën në një laborator në luftën e parë të vaksinave, milionë vdesin në javën e parë në ëndrrat pandemike.

Pas komenteve, Dr Creep ka reaguar përmes një postimi në rrjetet e tij sociale duke shkruar se nuk po përpiqej të parashikonte ndonjë gjë…

Për mua, tekstet e këngëve janë më shumë një rastësi sesa një parashikim pasi nuk ndiej se po ‘përpiqesha’ të parashikoja ndonjë gjë, thjesht po bëja ‘rap’ për atë që po shikoja. Unë nuk jam i vetmi që e  përmend koronavirusin në 2013. Njerëzit thjesht nuk kanë dëgjuar kurrë për një koronavirus i cili është pjesë e një familje virusesh, prandaj ata e quajtën atë të ri si COVID-19 ose SARS-CoV-II.