Celebrities Gossip Showbiz

Ka pëlqyer Beniada dikë nga djemtë e ‘Big Brother VIP’? “Për kokën e Zotit…”

ë gjithë ishim gjithë sy e veshë mbrëmjen e 18 Shkurtit në natën finale të “Big Brother VIP”. Një mbrëmje shumë e veçantë dhe plot emocione. Mund të themi me plot kuptimin e fjalës se ishte një mbrëmje maratonë. Pas afërsisht 6 orëve në transmetim direkt u shpall edhe fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Mes Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri fitues u shpall ky i fundit. Mirëpo, përpos dy pretendentëve kryesorë edhe dy finalistet e tjera patën një vëmendje të madhe. Bëhet fjalë për Einxhel dhe Beniadën. Kjo e fundit e ftuar në ‘Ftesë në 5’ ka zbuluar jo pak mbi eksperiencën e saj në ‘BBV.

Por, si në çdo dalje të sajën beniada nuk mund të qëndrojë pa shkaktuar mjaft të qeshura me fjalët e saj dhe herë- herë disa shpikjeve shumë humoristike dhe të bukura. Siç ka ndodhur këtë herë ku teksa është pyetur nëse ka patur pëlqim për ndonjë nga banorët brenda shtëpisë, bukuroshja është përgjigjur me frazën e saj të shumëkomentuar:

Për kokën e Zotit nuk ka qenë asnjeri që më interesonte. Po s’kam ça të bëj…

Në këtë intervistë Beniada ka rrëfyer shumëçka, duke përfshirë konfliktin me Monikën dhe marrëdhënien me Einxhel dhe Donaldin.

Monika është një super grua, por nuk u përputhëm me karaktere. Nga fundi më ka pëlqyer më shumë se në fillim. Gjëja që na ka prekur më shumë ka qenë situata me Einxhelin që të rrija më shumë me të dhe të mbaja qëndrim ndaj Donaldit. Kështu jam edhe jashtë, kur dy shokë zihen. Kam mbështetur shoqen time aty brenda, por po të kthehem brenda, sillem njësoj. Donaldi më ka pëlqyer gjithmonë, është super djalë. Një defekt i tij është se përdor gjithmonë zemrën dhe kur përdor zemrën, mund të lëndohesh.

Pak ditë më parë, Edi Manushi i cili tanimë ka pjesë të programit të tij ‘Procesi Sportiv’, bukuroshen ka publikuar një Instastory ku ka treguar se është takuar për herë të parë me të. Epo, Beniadën shumë të dashur nga publiku tanimë do ta shohim edhe në ekranet tona.

Një sukses i tillë dhe një ndarje e madhe e popullsisë mes dy pretendentëve fitues si Donaldit dhe Ilirit padyshim që pritej të sillte një sërë komentesh. Në media u përfol shumë për një konflikt mes produksionit dhe Donald Veshajt, por pak ditë më parë me anë të një postimi në Instastory, prezantuesja e ‘BBV’ Arbana Osmani ‘i vuri pikat mbi i’ me një deklaratë.