Gossip Showbiz

Ka refuzuar kategorikisht shumë këngëtarë për të qenë pjesë e klipeve të tyre, Adrola Dushi sqaron arsyen pse!

Ajo është padyshim një nga vajzat më të bukura të trevave shqiptare dhe karriera e saj sa vjen dhe bëhet më e ndrritur. E kemi fjalën për modelen shqiptare Adrola Dushi, e cila së fundmi e ftuar në emisionin “Pushime On Top” ka rrëfyer si rrallëherë gjithçka për jetën e saj. Bukuroshja ka shprehur:

Unë e dua këtë vend, më duket vendi që ka njerëz shumë të sinqertë. Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur, shumë e lumtur, si gjithë shqiptarët besoj në kohën tonë. Nuk është se kishim shumë lodra, por kishim shumë dashuri, shumë sakrifica, shumë lumturi brenda vetes sonë.

Kur është pyetur nëse është e vështirë kur je nënë e vetme, Adrola ka theksuar:

Patjetër që po, në çdo aspekt. E para të mungon te fëmija jot figura mashkullore, që është shumë e rëndësishme.

Adrola Dushi rrëfen se si ja shpjegoi djalit shkurorëzimin dhe çfarë kriteresh duhet të plotësojë partneri i ardhshëm…

Absolutisht që Troi e kërkon, sepse me kë të rrijë ai? Rri me mua, me kushërirat e veta, me shoqet e mia. Fëmija e do praninë mashkullore në jetën e vet.

Ndërsa e pyetur, nëse ka refuzuar shumë artistë për videoklipe, bukuroshja theksoi:

Uh, sa herë kam thënë jo, u kam thënë të gjithëve. Nuk kam dëshirë të bëhem e hidhur, sepse refuzimet nuk i do askush. Nuk besoj se i kanë marrë për keq, sepse e kanë marrë vesh që nuk kam patur asgjë me këngëtarin apo personin, thjesht nuk kam dashur të jem pjesë e klipeve.