Celebrities Gossip Showbiz

Ka stiluar shumë yje me famë botërore, por muza e Valdrin Sahitit është…

Nora Istrefi njihet si një nga këngëtaret ku me çdo dalje të saj, si në videoklip, në dalje televizive dhe kudo ajo ka spikatur shumë me pamjen e saj. Çdo herë e kemi parë të kuruar dhe të veshur me shumë stil, madje dhe shumë seksi. Por dikush fshihet pas gjithë ketij perfeksioni dhe ai është stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti, i cili kujdeset gjithmonë për pamjen e saj dhe ku mes tyre ekziston një shoqëri shumë e mirë.

Por nuk mund të mungonte dhe një projekt mes tyre. Me anë të një postimi në Instagram stilisti i njohur lajmëroi se sot në orën 21:00 do të lançohet koleksioni i ri “BLACK” dhe se muza e tij për krijimin e këtij koleksioni ka qenë këngëtarja Nora Istrefi. Në postimin e publikuar në Instagram ai është shprehur se:

Muza ime ka bërë gjithë punën për “Valdrin Sahiti Black”. Je e mrekullueshme. Të dua

Së fundmi, ylli televiziv Khloe Kardashian në daljen e saj të fundit publike ka zgjedhur një fustan të punuar nga stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Valdrini me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram. Përkrah një video ku shihet Khloe, Valdrini ka shprehur falenderimin ndaj yllit Kardashian për përzgjedhjen e markës së tij.